“U vendos që veprimi i parë sindikal të jetë protesta më 4 dhjetor me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe kryesive nga të gjitha shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri në universitete, të anëtarëve të Këshillit Drejtues, të kryetarëve e kryesive të nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të kryesisë qendrore duke qenë rreth 2000 protestues. Kjo protestë do të nisë para Ministrisë së Arsimit e pastaj do të marshohet drejt Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës”, thuhet në paralajm%rimin e kësaj organizate sindikale.

Sipas SBASHK-ut, ky do të jetë veprim i parë sindikal, pas protestës së 1 majit të këtij viti dhe përpjekjeve të vazhdueshme për dialog, dhe do të vazhdohet edhe me veprime të tjera sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën në tërë sektorin e arsimit.

Kjo nëse Qeveria dhe në veçanti Ministria e Arsimit nuk reflekton dhe nuk nisë negocimin për Kontratën e re Kolektive të Arsimit, e cila është bazë që siguron respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit.

“Nuk ka shtet në botë që pretendon të jetë demokratik e që nuk ka të nënshkruar Marrëveshjen Kolektive në nivel vendi dhe të Kontratave kolektive të sektorëve, por në Kosovë kjo po ndodh dhe prandaj duke respektuar vullnetin e anëtarësisë jemi të detyruar të nisim me veprime sindikale. SBASHK-u për gjithë angazhimet dhe përkushtimin ndaj kërkesave të anëtarësisë gëzon mbështetjen e fuqishme të Unionit të Sindikatave të Evropës, që numëron 11 milionë anëtarë dhe të Internacionales Botërore të Arsimit, që numëron 32 milionë anëtarë nga e tërë bota”, thuhet në njoftimin e SBASH-kut.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri