17.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Përfaqësuesit e LDK-së së Prizrenit takohen me ndërmarrësit hasjanë në Rumani

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren ka zhvilluar një takim me ndërmarrësit hasjanë që operojnë dhe veprojnë në Rumani, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Takimi është organizuar me qëllim të forcimit të lidhjeve ndërkombëtare dhe promovimit të mundësive të investimeve në vend.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka ndarë disa momente nga ky takim dhe ka theksuar gatishmërinë e Lidhjes Demokratike për të marrë përgjegjësi në udhëheqjen e vendit.

Ai ka vlerësuar mundësitë që ofron diaspora hasjane, duke u shprehur se ata janë një pasuri e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Bashkëbisedim tepër miqësor dhe konstruktiv me ndërmarrësit hasjanë që veprojnë me sukses në Rumani. Lidhja Demokratike e Kosovës ka një obligim moral dhe politik që të kontribuojë në zhvillimin e vendit dhe ta bëjë Kosovën një vend më tërheqës për investitorët. Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi për udhëheqjen e Kosovës dhe ta udhëheqim vendin drejt një të ardhmeje më të mirë”, shkruan  Selmanaj në Facebook.

Kryetari i LDK-së në Prizren ka theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm për krijimin e kushteve më të mira për tërheqjen e investitorëve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Ai ka falënderuar ndërmarrësit hasjanë për mikpritjen e ngrohtë dhe ka shprehur angazhimin e LDK-së për të përmirësuar lidhjet me diasporën dhe për të promovuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Bali Muharremaj për Dr. Salih Bytyqin: Njeri i zemrës së madhe që ia kushtoi jetën shëndetit të qytetarëve

Kryetar i Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në varrimin e Dr. Salih Bytyqit, duke e cilësuar si njeri të zemrës së madhe, i...

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Lajmet e Fundit