Trajnime falas për tregun e punës në Prizren

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren, bashkë me ITI Pro Kosova, do të organizojnë trajnime falas për tregun e punës.

Ky trajnim mbështetet nga USAID-i dhe ABI.

“Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Odës Prizrenit dhe ITI Pro Kosova, kemi kënaqësinë të njoftojmë se një nga mundësitë e shkëlqyera që ofrohen për ju është mundësia për të marrë pjesë në trajnime falas të ofruara nga ITI Pro Kosova dhe mbështetur nga USAID dhe ABI”, njofton Oda e Prizrenit.

“Këto trajnime janë një mundësi fantastike për zhvillimin tuaj profesional dhe personal, duke ju ndihmuar të përmirësoni aftësitë tuaja dhe të bëheni më të suksesshëm në tregun e punës”.

“Andaj, ju inkurajojmë të aplikoni dhe të merrni pjesë në këto trajnime që do t’ju mundësojnë përgatitjen më të mirë për karrierën tuaj. Kjo është një mundësi që nuk duhet ta humbni!”/PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Lajmet e Fundit