2.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Përurohet rruga Prizren-Prevallë, kostoja e investimit afër 16 milionë euro

Zyrtarë të lartë qeveritarë kanë përuruar të martën rrugën Prizren-Prevallë në gjatësi prej 26 kilometrash.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se projekti është përbërë nga dy lote dhe se kostoja e gjithmbarshme e investimit ka qenë mbi 15.7 milionë euro.

“Ftojmë sa më shumë vizitorë e turistë në këto vise kaq të bukura, të cilët janë shans i mirë për turizmin, zhvillimin e ekonomisë, dhe natyrisht për jetën më të mirë të banorëve këtu”, ka thënë Kurti, raporton Telegrafi.

Ai ka theksuar se kjo rrugë tani mundëson qarkullim më të lehtë dhe më të shpejtë të mallrave dhe të njerëzve dhe se po ashtu do t’i shërbejë zhvillimit të turizmit në këtë zonë.

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu ka potencuar se kjo rrugë lehtëson qasjen në Parkun Kombëtar “Sharri”.

“Kjo rrugë pos që e lidh Prevallën e Prizrenin dhe krijon qasje më të lehtë te pjesa e Parkut Kombëtar “Sharri” respektivisht ku zonat e turizmit malor, dimëror e po ashtu veror është gjithnjë në zhvillim, dhe me këtë rrugë do të zhvillohet edhe më tej”, është shprehur Aliu, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, zëvendësministri Hysen Durmishi ka bërë të ditur se gjatë ditës janë përuruar 42 kilometra të rrugës Zhur-Dragash-Brod dhe 26 kilometra të rrugës Prizren-Prevallë, derisa para dy vitesh është përuruar rruga nga Gërlica deri në qendrën e skijimit në Prevallë me gjatësi prej 35 kilometra.

Sipas tij në këtë zonë është investuar në mbi 100 kilometra rrugë, të cilat “do ta zhvillojnë zonën dhe do të jenë të rëndësishme për të gjithë qytetarët që jetojnë e që banojnë në këto zona, por edhe për turistët që duan ta vizitojnë këtë pjesë të vendit”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Mot i ftohtë dhe me reshje bore gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se mot i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore do të mbizotërojë deri ditën e mërkurë, ndërsa...

Kryetari i Malishevës premton mbështetje për GLV “Llapusha

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Grupit Lokal të Veprimit (GLV) “Llapusha”, të prirë nga...

Lajmet e Fundit