Plani i punës dhe objektivat e Prokurorisë së Prizrenit për vitin 2025 shqyrtohen me shoqërinë civile dhe gazetarët

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, të enjten, ka mbajtur tryezë diskutimi me anëtarët e shoqërisë civile dhe gazetarët, për të shqyrtuar propozim planin e punës së kësaj prokurorie për vitin 2025.

Kryeprokurori Kryeziu ka bërë të ditur se tryeza ka për qëllim të paraqesë në mënyrë të strukturuar objektivat dhe planin e veprimit për periudhën janar – dhjetor 2025.

Ai ka nënvizuar se ky plani i punës për vitin 2025, mes tjerash, ka për qëllim ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e besimit të publikut.

“Draft plani i punës në vete përmban organizimin e prokurorisë dhe njëzet objektiva”, ka thënë Kryeziu, teksa ka prezantuar secilën objektivë veç e veç.

“Pesë objektivat kryesore për vitin 2025 do të jenë: luftimi i veprave penale kundër korrupsionit, fajdeja, narkotikët, dhuna në familje dhe krimet kundër mjedisit”, është shprehur ai.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe prokurorët e tri departamenteve të kësaj prokurorie.

Në anën tjetër përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave, patën mundësinë që të japin vërejtje dhe rekomandime për planin e punës së prokurorisë, raporton Telegrafi.

Me këtë rast është pohuar se diskutimet e tilla janë të mirëseardhura dhe se takimet e kësaj natyre duhet të shpeshtohen.

Në të njëjtën kohë janë diskutuar çështje të ndryshme që kjo prokurori i ka në trajtim.

Kryeprokurori Kryeziu ka bërë të ditur se rekomandimet e marra gjatë këtij takimi do të shqyrtohen për përfshirjen e tyre si pjesë e planit final të punës, i cili do hartohet nga kjo prokurori./Telegrafi/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

‘As të gjallë, as të vdekur’ –Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me...

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Lajmet e Fundit