25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Prokuroria në Prizren ndalon një person të dyshuar për dhunë në familje dhe ngrit 17 aktakuza për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person për dhunë në familje dhe ka ngritur 17  aktakuza kundër 23 personave për një sërë veprash penale, përfshirë rrezikimin e trafikut publik, sulmin dhe kanosjen.

“Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria ka ngritur gjithashtu shtatëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzet e tre personave për veprat penale të ndryshme. Tri aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”; dy aktakuza kundër pesë personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”; dhe dy aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Kanosja””, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka ngritur gjithashtu një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”; një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”; një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

“Aktakuzat gjithashtu përfshijnë një  kundër një personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”; një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Sulmi”; një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”; një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”; dhe një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje””.

“Një aktakuzë është ngritur gjithashtu kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”; një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur më 5 shtator 2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit vlerësues dhe me 10 vota unanime...

Rreth 60 mijë vetë në Hardh Fest – Policia garantoi rendin gjatë festivalit në Rahovec

Nga data 05 deri më 07 shtator 2025, në Bërnjakë – Rahovec u zhvillua Festivali i Rrushit, Verës dhe Kulturës, “Hardh Fest 2025”. Drejtoria...

Lajmet e Fundit