14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Kurti viziton familjen e veteranit të UÇK-së, Hasan Dakaj në Korishë, i cili ditë më parë u lirua nga burgu i Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar dje familjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hasan Dakaj, në fshatin Korishë të Prizrenit.

Dakaj u lirua së fundmi nga burgu i Serbisë, ku kishte qëndruar për një vit në mënyrë të padrejtë.

Gjatë vizitës, Kurti u shpreh i prekur nga historia e familjes Dakaj, e cila ka dhënë një kontribut të madh për lirinë e Kosovës. “Familja Dakaj është dëshmi e dhembjes dhe qëndresës së popullit tonë”, tha Kurti në një postim në rrjetet sociale.

 

Gjatë luftës, Hasani humbi vëllanë, Përparimin dhe gjyshen e tij, Hajrijen. Nëna e tij, Emine Dakaj, mbijetoi me plagë të rënda, duke humbur njërën këmbë.

“Duke nderuar trashëgiminë e luftës dhe sakrificat për liri, angazhohemi për një të ardhme të ndritur për Republikën!”, shtoi Kurti.

Më Shumë

Policia në Prizren koordinon masat e sigurisë me Këshillat Lokale (KLSP)

Komandanti i Stacionit Policor Prizren, Kapiten Haxhi Kabashi, priti sot në një takim pune anëtarët e Këshillave Lokale për Siguri në Bashkësi (KLSP), për...

Nis ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash, Kurti: Investim mbi 4 milionë euro

Kanë filluar punimet për projektin e rrugës Korishë–Kabash, e kjo u bë me një ceremoni ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit