Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë tubimit elektoral më qytetarët e Rahovecit, ka thanë se Lëvizja Vetëvendosje do të angazhohet të mbështesë Rahovecin duke premtuar atyre investime në infrastrukturë, sport e kulturë.
“Po e mbështesim Rahovecin me afër 8 milionë euro për ndërtimin e rrugës Rahovec-Xërxë, rrugë me katër korsi. Me 4 milionë euro për ndërtimin e Stadiumit në Rahovec. Më 2.5 milionë euro ndërtimin e Qendrës së Kulturore multifunksionale. Në mandatin e ardhshëm do ta përfundojmë rrugën Prizren – Tetovë, autostradën Prishtinë-Gjilan deri te Dheu i Bardhë, rrugën Dollc-Gjakovë, Kijrvë-Zahaqsi dhr rrugën e Dukagjinit”, tha ai. Kurti premtoi edhe investime miliardëshe për prodhim, bujqësi e turizëm.
Ndërkaq, kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci premtoi investime në fushën e Arsimit.
“Ju e keni ndjerë dorën e shtetit në mandatin tonë. Qeveria Kurti, ka luftuar korrupsionin, Investoi në fëmijë e të rinj. Kemi mbështetur studentët e fermerët, kemi përmirësua infrastrukturën për fëmijë me 4 milionë euro. Jemi në proces të përfundimit edhe të një çerdhe tjetër në Rahovec. Do të vazhdojmë me bursa në mandatin tjetër për studentë ku do të kemi së paku edhe 10 profile të reja në të gjitha shkolla e Kosovës si dhe në Rahovec”, tha ajo.
Nagavci shtoi se do të punojnë edhe në edukimi e hershëm të fëmijëve si dhe në profilizimin e universiteteve publike.
Marketing