Ambasadori britanik viziton Dragashin, vlerëson tolerancën dhe bashkëjetesën ndëretnike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Komunën e Dragashit, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, së bashku me përfaqësues të tjerë institucionalë.

Kryetari Xheladini i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe e falënderoi për vizitën, duke e informuar për organizimin politik dhe administrativ të Komunës. Ai theksoi se Dragashi është “shembull në Kosovë për kulturën e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve”.

Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe siguroi për vazhdimin e mbështetjes britanike për qytetarët e Kosovës.

“Përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Kosovë do të jenë gjithmonë përkrah qytetarëve tuaj”, tha ai.

Pas takimit në Zyrën e Kryetarit, ambasadori britanik dhe përfaqësuesit komunalë vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku u njohën nga afër me punën e stafit mjekësor dhe shërbimet që ofrohen për qytetarët./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit