Muharremaj uron Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në Suharekë

Qytetarët e Suharekës kanë treguar edhe një herë kulturë dhe demokraci të lartë, duke zhvilluar një proces zgjedhor pa incidente.

Kështu u shpreh kryetari i degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj, i cili falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe qytetarinë e treguar.

“E kam theksuar edhe më parë, se Suhareka ka nivel të lartë të tolerancës dhe demokracisë, andaj më meritorët jeni ju,” tha Muharremaj.Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në Suharekë. Kryetari i AAK-së, Muharremaj, uroi LVV-në për fitore, duke u uruar suksese në të ardhmen.

“Në rezultatet preliminare sonte, u tregua se subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në Suharekë, të cilëve ju uroj suksese,” tha ai.Muharremaj gjithashtu falënderoi të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së për bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj fushate zgjedhore. Ai uroi edhe subjektet e tjera politike për punë të mbarë.“Natyrisht, i falenderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së për bashkëpunimin në këto zgjedhje. Suksese e punë të mbarë edhe subjekteve tjera politike,” tha Muharremaj.Në fund, kryetari i AAK-së theksoi se Suhareka ka shumë punë për të bërë në shërbim të qytetarëve dhe se të gjithë duhet të angazhohen për të mirën e komunës.“Na presin shumë punë, për shërbim ndaj qytetarëve të komunës sonë. Faleminderit dhe shumë respekt,” përfundoi Muharremaj.

Më Shumë

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Lajmet e Fundit