5.5 C
Prizren
E martë, 11 Shkurt, 2025

Qytetarët e Prizrenit ‘’të zhgënjyer’’ me rezultatin zgjedhor

Qyteti i Prizrenit ka pasur më së shumti qendra të votimit në Kosovë.

E për zgjedhjet që u mbajtën më 9 shkurt  kanë votuar  rreth 38% e qytetarëve të kësaj komune.

Kliko linkun:Facebook

Por si e shohin të gjithë procesin zgjedhor dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve banorët e këtushëm?

“Çdo sen ka vajt qysh duhet, në rrugën më të mirë, si zakonisht. Po definitivisht atë e kemi prit por ka qenë në pyetje përqindja sa ka me dalë edhe rezultati për mu ka dalë ajo që është prit”, ka deklaruar një banor.

Por për disa të tjerë, rezultati ishte zhgënjyes.

“Kemi prit një numër më të madh për Lëvizjen Vetëvendosje. Zhgënjimi më i madh është se populli nuk ka dalë në votim aq sa është dashtë me dalë. Por prap se prap jemi të kënaqur edhe me këtë rezultat”.

“Na nuk kemi të kënaqur. Partisë Vetëvendosje na nuk jemi të kënaqur. Na kemi pasë qejf me marrë 80-90%, që këta me i lënë kërkund hiç”.

Ndërsa besimi në kryeministrin Kurti për ta nuk mungon.

“Kemi ardhë ekstra prej Suedie masi i kemi hupë atje terminet, s’kemi mujt me votu atje, kemi ardhë këtu edhe e kemi votu Albinin edhe shumë jam krenar me Albinin. Nuk pres por e di që ka me bo ma shumë, sigurt jam”, ka deklaruar banori tjetër.

Por disa qytetarë kanë tjera mendime.

“Ka premtime shumë por nuk realizon kurgjë ai me premtimet e veta. E qekjo është një dobësi e tij. E kjo ka me i kushtu shumë, Kosovës ka me i kushtu. Ai ka punu vetëm për partinë e vet, e jo për kombin e vet, për popullin e vet”.

Madje një qytetar i Kosovës nga i cili kishte ardhur nga Cyrihu për të votuar, ka një propozim për qeverinë e re.

“Ma e mira është me bo koalicione se kërkund shtete demokratike nuk është një parti që e udhëheqë shtetin. E me pasë koalicione bashkë është ma mirë”.

Në Prizren kanë qenë plot 77 qendra të votimit.

Ndërsa nga 182,939 votues të regjistruar, të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 70 mijë qytetarë.

Partia e cila doli e para me vota në këtë komunë është Lëvizja Vetëvendosje./Tëv?1

 

Më Shumë

Këngëtari që performoi natën kritke në “Kobra City”: Jemi futur në tualet dhe nga paniku kemi qëndruar aty

Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dëgjuar dëshmia e dëshmitarit Tafil Kurtishi, i cili natën kritike të 3 janarit...

Biletat për finalen e Kupës: 750 për Trepçën, 750 për Bashkimin

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se biletat për finalen e ProCredit Kupës së Kosovës do të ndahen për tifozët e dy...

5-shja e Bashkimit

Lajmet e Fundit