Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

Është ngritur aktakuzë ndaj një personi në Prizren, pasi i njëjti është kapur duke bartur katër emigrantë, shtetas të Bangladeshit.

Kliko linkun:Facebook

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se ai ishte pajtuar që për një shumë parash në vlerë prej 150 euro, t’i dërgojë ata deri në Gjilan, edhe pse siç thuhet në njoftim, kishte qenë në dijeni se të njëjtit ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës.

“Sipas aktakuzës, me datë 10.12.2024, në ora 22:25 min,  në fshatin Vërmicë – Komuna e Prizrenit – saktësisht në daljen nga autostrada ‘’Ibrahim Rugova’’ për në fshatin Vërmicë, merret me kontrabandim të migrantëve, në atë mënyrë që, derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, ndalohet nga ana e Policisë Kufitare, i cili kishte qenë duke i bartur katër (4) emigrantë (shtetas të Bangladeshit), për të cilët ishte pajtuar që për një shumë parash në vlerë prej 150 € (njëqind e pesëdhjetë euro) t’i dërgojë deri në Gjilan, edhe pse kishte qenë fare mirë në dijeni se të njëjtit ishin futur ilegalisht në territorin e Kosovës”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit