AKPM mbyll tri barnatore në Rahovec, gjen barna me banderola të Serbisë

Barnatore-logoTri barnatore në Rahovec janë mbyllur nga Agjensioni Kosovar për Produkte Medicinale, teksa në to janë gjetur barna me banderola të Republikës së Serbisë, si dhe të tjera pa banderola. Në të njëjtën kohë janë sekuestruar medikamente që kapin shumën prej rreth 14 mijë eurosh, njofton Policia e Kosovës.

Në fakt, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në këtë rast Njësiti për hetimin e krimeve ekonomike në Prizren, ka kohë që kishte nisur një operacion policor, të koduar me emrin “Aspirini”.

“Operacioni policor është zhvilluar pasi që ka ekzistuar dyshimi i bazuar se në disa barnatore në qytetin e Rahovecit janë duke u kryer veprat penale ‘tregti e ndaluar’, ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’, ‘kontrabandimi i mallrave’ dhe ‘shmangie nga tatimi’”, thuhet në komunikatën për shtyp të Policisë së Kosovës.

Hetuesit policorë të këtij njësiti, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjakovës, pas hetimeve disamujore, me 28.1.2014 ka filluar së zbatuari planin operativ “Aspirini” e që ka pasur të bëjë me kontrollimin e barnatoreve të cilat operojnë pa licenca, pa staf adekuat si dhe parregullsitë e shumta përcjellëse./PrizrenPress.com/

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Lajmet e Fundit