Pas reagimit publik të kryetarit Muharremaj, hapësirat publike në Suharekë pastrohen nga mbeturinat

Pas veprimeve të ndërmarra për pastrimin e zonës së ndotur, Muharremaj ka vlerësuar se pamja pa mbeturina është më e mirë.

Gjendja aktuale

“Ne mund të bëhemi qytetarë të mirë. Pamja pa mbeturina është më e mirë, sepse u pastrua nga ai që para dy ditëve i hodhi ato në ambiente publike. Me dashtë vendin do të thotë edhe mos me dëmtu ambientin”, është shprehur Muharremaj

Hedhja e mbeturinave në Suharekë, Muharremaj bën thirrje për përgjegjësi

Lexo po ashtuHedhja e mbeturinave në Suharekë, Muharremaj bën thirrje për përgjegjësi

Ditë më parë, kryetari i Suharekës e kishte cilësuar si të turpshëm dhe të dënueshëm veprimin e hedhjes së mbeturinave. Rasti ishte hasur tek ura, në rrugën e cila e lidhë lagjen e Bajraktarëve me rrugën unazore në Suharekë.

Gjendja e mëparshme

Ai pat apeluar që personi përgjegjës ta pastronte zonën, duke paralajmëruar edhe masa ligjore në rast mosveprimi.

Gjendja e mëparshme

Njëherësh, Muharremaj ka ftuar qytetarët të raportojnë raste të tilla tek organet komunale, duke theksuar se bashkëpunimi qytetar është kyç për ruajtjen e mjedisit.

Marketing


Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit