11 C
Prizren
E enjte, 27 Shkurt, 2025

Ndryshon përbërja e trupit gjykues, shtyhet seanca ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit

Për shkak se trupi gjykues do të pësojë ndryshime, është shtyrë seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren në rastin ku Osman Krasniqi po ngarkohet se në cilësinë e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi ka deklaruar se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, anëtarët e trupit gjykues duhet t’i përkasin Departamentit për Krime të Rënda, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Andaj, njëra anëtare e këtij trupi gjykues, Vjollca Buzhala, nuk i përket Departamentit të Krimeve të Rënda.

Në këto rrethana, seanca është shtyrë për një ditë tjetër.

Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 9 nëntor 2022, e ngarkon Osman Krasniqin se më 8 prill 2021 deri më 5 maj 2021, në kohë të pacaktuar, si drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për operatorin ekonomik “Eurovia BI”, me seli në Prizren.

Ai akuzohet se si menaxher i kontratës në tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara në Komunën e Prizrenit”, nxjerr urdhra për “Eurovia BI” që në kuadër të kontratës të shuaj zjarrin përmes transportimit dhe hedhjes së dheut në deponinë e fshatit Zhur, i ka mundësuar operatorit ekonomik “Eurovia BI” përfitim pasuror përmes kontratës, e cila nuk ka parashikuar pozicionin e transportit dhe hedhjes së dheut për shuarjen e zjarrit në deponi.

Sipas Prokurorisë, Krasniqi akuzohet se i ka pranuar faturat dhe ka mundësuar pagesat nga pozicioni i paraparë sipas pikës C shërbime me zhavorr në vlerën prej 8.02 euro për njësinë matëse m3 në kundërshtim me objektin dhe pozicionet e kontratës, në të cilin ka qenë menaxher, duke anashkaluar zyrën e prokurimit, ashtu që dëmton buxhetin e Komunës së Prizrenit për shumën totale prej 247 mijë e 360 euro e 40 centë.

Në aktakuzë, thuhet se me këto veprime, i akuzuari ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik me nr. 04/1-042 indryshuar dhe plotësuar me ligjet 04/L-237, 05/L-68 dhe 05/L-092 si dhe në kundërshtim me rregullat e udhëzuesit operativ përprokurim publik RRUPP dhe atë nenet 19, 20 dhe 61.

Krasniqi, për këto veprime po akuzohet se ka kryer veprënpenale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 i KPRK-së, vepër penale e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 10 vjet. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen të pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se janë fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 11 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të marten parashikohet që moti të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do...

Vashat e Bashkimit fitojnë Kupën

KBF Bashkimi ka triumfuar përsëri në Kupën e Kosovës, duke fituar në finale ndaj KBF Prishtina me rezultat 73:64. Ky është trofeu i tetë...

Vdes Bajram Qerkini

Lajmet e Fundit