Pensionohet gjyqtarja Raima Elezi

Është pensionuar gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Raima Elezi.

Kryetarja e gjykatës,  Shpresa Emra, e ka falënderuar gjyqtaren Raima Elezi, për kontributin dhe angazhimin e saj ndaj institucioneve të drejtësisë ndër vite.

“Mbi 30 vite përvojë pune në sistemin e drejtësisë, Gjyqtarja Raima Elezi, me 11 mars arriti moshën e pensionimit. Në mesin e zonjave që me angazhimin e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në punën e Gjykatës Themelore në Prizren, është edhe gjyqtarja Raima Elezi, që mbi 30 vite kontribuoi me angazhimin e saj në Gjykatë e Prokurori, si personalitet që puna e saj flet zëshëm, dhe shembull i përkushtimit profesional”, tha ajo.

Gjyqtarja Raima Elezi, njëherit edhe nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren, nga viti 1999 ka vazhduar angazhimin e saj në sistemin e drejtësisë si Gjyqtare në Gjykatën e Qarkut, kurse nga vitit 2013 si Gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Paraprakisht e njëjta gjatë viteve 93-99 kishte punuar si prokurore në Prokurorinë Publike në Prizren./PP/

 

Më Shumë

Qenaj promovohet në ekipin senior të FC Prizrenit

FC Prizreni ka vazhduar promovimin e futbollistëve të dalë nga akademia, duke zyrtarizuar kalimin e Ahmedin Qenajt në ekipin senior. Sulmuesi i ri konsiderohet një...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit