22.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Final 4 i Ligës Unike Femrat në Shqipëri

Konform marrëveshjes mes Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), Final 4 i Femrave këtë vit zhvillohet në Shqipëri, ku FSHB është përcaktuar për qytetin e Vlorës dhe ai i meshkujve do të zhvillohet në Kosovë, derisa për vendin ku do te mbahet do të vendosë Bordi i FBK-së në ditët në vazhdim. 

Me ndeshjet e xhiros së dhjetë në Ligën Unike Femrat përfunduan garat e rregullta.

Tashmë janë përcaktuar çiftet gjysmëfinale të kësaj gare, ku katër skuadra do të luftojnë për titullin e kampionit.

Bashkimi u rendit i pari me nëntë fitore e një humbje, derisa Peja 03 e dyta me gjashtë fitore e katër humbje. Partizani dhe Flamurtari nga pesë fitore e pesë humbje siguruan Final 4. Tirana mbeti jashtë garave shtesë me katër fitore e gjashtë humbje, ndërsa Junior 06 Moni Bau në edicionin debutues kishte një fitore e nëntë humbje.

Në gjysmëfinale do të përballen Bashkimi me Flamurtarin, si dhe Peja 03 me Partizanin.

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen më 18 mars, derisa ndeshja për vendin e tretë dhe finalja më 20 mars.

Orari

18.03.2025

E martë

18:00 Bashkimi – Flamurtari

20:30 Peja 03 – Partizani

20.03.2025

E enjte

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

18:30 Ndeshja Finale

Më Shumë

Prizreni merr një pikë në transfertë, barazon ndaj Vjosës

Prizreni ka siguruar një barazim në udhëtim ndaj Vjosës, në kuadër të Ligër së Parë. Skuadra prizrenase kaloi në epërsi dhe e mbylli pjesën e...

Besmire Bytyçi zgjidhet në krye të Aleancës së Gruas në Rahovec

Në një proces zgjedhor të karakterizuar nga fryma demokratike dhe pjesëmarrja aktive, është mbajtur kuvendi i Aleancës së Gruas në Rahovec, ku u zgjodh...

Lajmet e Fundit