5.2 C
Prizren
E martë, 8 Prill, 2025

Pas takimit me banorët, Komuna e Dragashit tërhiqet nga plani për shkritoren e xeheve në Shajne

Banorët e fshatit Shajne në Dragash kanë njoftuar se kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e organeve komunale dhe se nga ta kanë marrë zotimin se shqyrtimi i kërkesës për shprehje të interesit për marrje në shfrytëzim të tokës për ndërtimin e fabrikës për shkrirjen dhe përpunimin e xeheve do të largohet nga rendi i ditës i  seancës së Kuvendit të Komunës, të caktuar për datën 8 prill 2025.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale thuhet se nga zyrtarët e lartë komunalë është marrë edhe zotimi se kjo kërkesë nuk do të procedohet më tutje.

Fillimisht aty është sqaruar se mbledhja në fshatin Shajne është zhvilluar të dielën me pjesëmarrjen e mbi 100 banorëve, ndërkohë që të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini dhe kryesuesja e KK-së, Arijeta Skeraj.

“Pika e I-rë e rendit të ditës ishte kundërshtimi i dhënies në shfrytëzim të tokës së fshatit tonë për ndërtimin e shkritores së xeheve, iniciativë kjo e planifikuar të shqyrtohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Dragashit më 8 prill 2025. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arijeta Skeraj, të cilët pasi dëgjuan banorët, na njoftuan zyrtarisht se pika 7 e rendit të ditës në Kuvend, që kishte të bënte me ndërtimin e fabrikës – shkritores për shkrirjen e metaleve të rënda, do të largohet nga rendi i ditës, dhe nuk do të procedohet më tutje”, thuhet në njoftimin e fshatit Shajne.

Më Shumë

Konkurs për punësimin e 32 infermierëve në QKMF, QMF dhe AMF në Prizren

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë, ka shpallur konkurs për pranimin e 32 infermierëve në institucionet publike shëndetësore në qytet dhe nëpër fshatra...

Drejtuesit e Gjykatës në Prizren në takimin me KGjK-në raportojnë për progresin në zbatimin e planeve strategjike

Zgjidhja e lëndëve dhe efikasiteti në trajtimin e tyre sipas planeve strategjike janë  diskutuar në takimin e gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit me...

Lajmet e Fundit