17.9 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Studentët shqiptarë në Gjermani solidarizohen me studentët e UP-së

Rektorati-studentet protestojneOrganizata e Studentëve Shqiptarë në Gjermani, përmes një kumtese, thotë se po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit ne Universitetin e Prishtinës. Duke i konsideruar legjitime kërkesat e studentëve, studentët shqiptarë në Gjemani, kërkojnë nga studentët e UP-së që të jenë këmbëngulës deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Duke marrë parasysh që studentët janë motori i ndryshimeve pozitive në shoqëri, gjë që më mirë se gjithkush tjetër e kemi parë në të kaluarën jo shumë të largët të popullit tonë, ne e mbështesim të drejtën e studentëve për të protestuar për të drejtat e tyre, dhe njëkohësisht i bëjmë thirrje organeve të rendit që të distancohen nga veprimet e turpshme të sulmeve kundër studentëve”, thuhet në kumtesën e Organizatës së Studentëve Shqiptarë në Gjermani (OSSHGJ).

Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh publik në Kosovë dhe ai duhet të funksionojë i pavarur nga ndërhyrjet politike. Përkundrazi, është Universiteti i Prishtinës ai që duhet të jetë shembull për politikën. Orientimi i Universitetit të Prishtinës në këtë kohë duhet të jetë ngritja e kapaciteteve hulumtuese, ngritja e cilësisë, demokratizimi dhe ndërkombëtarizimi i vërtetë, e jo lajthitja drejt niveleve të ulëta akademike. Ne besojmë që në Kosovë ka intelektualë të mirëfilltë, shkencëtarë të kalibrit ndërkombëtar, të cilët mund të bëjnë ndryshimet e duhura në frymën e udhëheqjes.

“Studentët shqiptarë në Gjermani janë në mbështetje të plotë të kërkesave të kolegëve të tyre në Kosovë, të cilët i ftojmë që të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre deri në fund. Nga studentët e Universitetit të Prishtinës presim që të japin shembull se gjërat me të vërtetë duhet të ndryshojnë për të mirë, duke filluar nga universiteti, që është burimi i dijes dhe avancimit shoqëror në përgjithësi. Ne gëzohemi që ju jeni të vetëdijshëm për forcën tuaj, e më së shumti që jeni të gjithë të bashkuar në kauzën tuaj, e cila është dhe duhet të vazhdoni pa ngjyrime politike”.

Shpresojmë që edhe organet udhëheqëse të Universitetit t’i marrin me seriozitet të duhur këto zhvillime, e të kenë guximin për marrjen e vendimeve të duhura.

“Organizata e Studentëve Shqiptarë në Gjermani grumbullon rreth 500 studentë shqiptarë në nivele të ndryshme akademike, nga studimet bazike deri ne doktorantë e asistentë në universitetet e ndryshme gjermane, ndër ta edhe ish studentë të Universitetit të Prishtinës. Është organizatë jo politike dhe shërben si platformë e studentëve shqiptarë në Gjermani në organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter kulturor-akademik dhe promovon bashkëpunimin ndërmjet studentëve në Gjermani e më gjerë”, përfundon kumtesa e OSSHGJ-së.

Më Shumë

Vdiq një person në Prizren, u rrokullis me motor

Një person ka vdekur pasi ishte rrokullisur me motor në Prizren të enjten. Policia ka njoftuar se viktima ishte shtetas i huaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ “Raportohet se si pasojë...

Ylli e nis me fitore në Play-Off

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore fazën e “play-off”-it në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Pejën me rezultat 93:82, raporton...

Lajmet e Fundit