3.4 C
Prizren
E hënë, 2 Dhjetor, 2024

BE të vazhdojë me “dykuptimësinë konstruktive” në dialog

CIGI-logoNjë raport i publikuar nga Qendra për Inovacion të Qeverisjes Ndërkombëtare (CIGI) thotë se BE duhet të vazhdojë “dykuptimësinë konstruktive”, në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Raporti rekomandon që Serbia të mos e njoh Kosovën deri sa të jetë afër anëtarësimit të saj në BE.

Në përpjekjet që po vazhdojnë për të normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Bashkimi Europian duhet që të vazhdojë politikën e saj të “dykuptimësisë konstruktive”, thuhet në një raport të publikuar nga CIGI.

Në kapitullin e këtij raporti të titulluar “Një balanc i mirë: BE’ja dhe Procesi i Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, autorët Dehan Guina dhe Branka Marija thonë se një balanc i mirë, që merr në konsideratë interesat në mesin e dy palëve, është “çelësi i implementimit të suksesshëm të Marrëveshjes së Brukselit, dhe të normalizimit të marrëdhënieve”. Për më tepër, autorët thonë se tani është një “mundësi kohore e mirë nga BE’ja që ajo të hedh bazat për integrim më të gjerë në rajon, si dhe të trajtojë çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit që prekin Ballkanin Perëndimor”.

Duke pranuar se marrëveshje e Brukselit do të duhet të pranohet nga popullsia lokale në Kosovë si dhe nga qeveria e Serbisë, dy autorët kanë dhënë disa rekomandime.

Guzina dhe Marija rekomandojnë që “Serbia të mos e njoh Kosovën në një periudhë afatshkurtër, në mënyrë që ky shtet të krijojë një besim në procesin e normalizimit. Çështja e njohjes nga Serbia duhet të adresohet në periudhën afat-gjatë, kur Serbia të jetë shumë afër që t’i bashkohet BE’së”.

Ata rekomandojnë që Serbia të forcojë legjitimitetin e institucioneve kosovare në veri të Kosovës dhe t’i mbështes ata.

EULEX duhet të qëndrojë në Kosovë në mënyrë që të mbikëqyrë procesin e normalizimit, thuhet në këtë publikim për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përderisa mandatit të Përfaqësueses së Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, po i afrohet fundi, kompetenca dhe mbështetja e BE’së duhet të vazhdojë me një ndërmjetës njësoj kompetent dhe legjitim, thuhet në raport.

Më Shumë

Javë e vranët në Kosovë – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin...

“Kapitullon” Ballkani, Drita fiton derbin në Suharekë dhe shkëputet ndjeshëm

Skuadra gjilanase Drita ka arritur të që t’ia marrë pikët e plota skuadrës së Ballkanit në terren të vet. Djelmoshat e drejtuar nga Zekirja Ramadani,...

Lajmet e Fundit