4.7 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Ena Bulku, Arbër Selmani dhe Elvin Nuri – fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot vlerësimet për fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025.

Juria, e kryesuar nga shkrimtari Ylljet Alicka dhe me anëtarë pedagogen e letërsisë, Dhurata Shehri dhe gazetaren e kulturës, Arta Marku vlerësuan mes 18 dorëshkrimeve veprat: “Pallati i dëshpërimit” (roman), “Testosteron” (vëllim me tregime), “Shpikja e skandalit në idil”, (vëllim me poezi).

Fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025 janë:

Ena Bulku për romanin “Pallati i dëshpërimit”, nga shtëpia botuese “Ombra GVG” me motivacionin: “Një roman që eksploron në mënyrë fine fatin e individit, botën e tij të brendshme duke përzier erudicionin, poezinë dhe meditimin mbi kohën dhe kujtesën”.

Arbër Selmani për vëllimin me tregime “Testosteron”, nga shtëpia botuese “Albas” me motivacionin: “Proza që shkëlqejnë me intuitë dhe stil në zbulimin e të vërtetave të artit”.

Elvin Nuri për vëllimin poetik “Shpikja e skandalit në idil”, nag shtëpia botuese “Berk”, me motivacionin: “Poezi e vetmisë urbane, që figurën e bën zgjedhje jo dekorative”.

Ndërkohë, me propozimin e jurisë do të mbështeten për botim edhe tre të rinj të tjerë, të cilët janë:

Liza Brozi me dorëshkrimin “Vdekja e kukullës” nga shtëpia botuese
“Albas”.

Antonio Çikollari me dorëshkrimin “Pesë vdekje” nga shtëpia botuese
“Albas”.

Xhensila Dautllari me dorëshkrimin “Anahera: E fshehta në godinën e
pestë” nga shtëpia botuese “Toena”.

Më Shumë

Prokuroria interviston komisionerët për dallaveret me vota në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur të mërkurën një aksion lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në komunën e Malishevës, duke intervistuar...

Ylli shkëlqen në Fier

Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Apolonisë në Fier me shifrat 61:72 (13:20, 7:18, 23:16, 18:18). Therandasit ishin më të mirë nga fillimi deri në...

Lajmet e Fundit