17.5 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

25 vjet nga vrasja e komandant Drinit, apel për drejtësi nga kryeministri Kurti

Zyrtarë të lartë të pushtetit qendror dhe të atij komunal kanë nderuar Ekrem Rexhën – Komandant Drinin në 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se në shoqëri të bashkëpunëtorëve në Prizren kanë nderuar figurën e Ekrem Rexhës, Komandant Drinit, në 25 vjetorin e vrasjes së tij. “Bëmë homazhe në varrin e tij në Landovicë, te memoriali në lagjen Bazhdarhane si dhe vizituam familjen e Komandant Drinit”, ka bërë të ditur ai në rrjetet sociale.

Tutje ka theksuar se “Komandant Drini ishte veprimtar intelektual e luftëtar i paepur, i cili me pushkë lirie në dorë dhe me strategji ushtarake në mendje u përball me armikun e okupatorin serb”.

 

“E vranë pabesisht para shtëpisë së tij në lagjen Bazhdarhane në Prizren, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000. Drejtësia vazhdon të mungojë edhe 25 vjet më vonë. Ajo është vonuar aq shumë saqë është mohuar, e vrasësit e tij mbeten të lirë”, është shprehur ai.

Me këtë rast i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë çështje menjëherë dhe ta zbardhin rastin, “meqenëse të kalosh në gjithë ato sfida të okupimit e të luftës e ta pësosh në mënyrë fatale pas luftës është shumë e pikëllueshme”.

“Populli i Kosovës ndan dhimbjen e madhe me familjen Rexha. Sepse humbja e Komandant Drinit ishte humbje e madhe për familjen Rexha, për Prizrenin, Kosovën e shqiptarinë”.

Ndërkaq Komuna e Prizrenit, ka njoftuar se për nder të 25 vjetorit të ndarjes nga jeta të Ekrem Rexhës – Komandant Drinit, të enjten janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve, “ku u nderua kontributi i tij dhe i gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e vendit”.

“Me këtë rast Kryetari Shaqir Totaj shprehu mirënjohjen dhe respektin për sakrificat e paharruara të heronjve të kombit”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/

Më Shumë

Liria fiton në shtëpi dhe ngjitet në vendin e tretë

Liria ka marrë një fitore të rëndësishme para tifozëve të saj, duke mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 2:1 në kuadër të Ligës së Parë. Golave...

Ylli apo Peja? Sonte në Suharekë vendoset gjysmëfinalisti

Golden Eagle Ylli dhe Peja përballen sonte në ndeshjen e tretë vendimtare të çerekfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, ku do të përcaktohet skuadra...

Lajmet e Fundit