11 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Kërkohet ndërtimi i një rrethrrotullimi në udhëkryqin mes rrugëve “Ekrem Rexha” dhe “Brigada 128” në Prizren

Udhëkryqi që lidh rrugët “Ekrem Rexha” dhe “Brigada 128” në Prizren është shndërruar në një pikë tensioni të përditshëm për qarkullimin rrugor.

Bllokimet e shpeshta dhe rrëmuja në trafik po e bëjnë këtë nyje rrugore gjithnjë e më të pakalueshme, ndërsa banorët e zonës po kërkojnë me ngulm ndërtimin e një rrethrrotullimi.

Sipas tyre, kjo do të ishte një zgjidhje e domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes në këtë segment të rënduar të qytetit.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/542867348898547

Kërkesa për ndërtimin e rrethrrotullimit është ngritur edhe në institucionet lokale.

Asamblisti i Nismës Socialdemokrate, Shukri Çuni, ka ngritur këtë çështje në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

“Kam paraqitur një kërkesë për ndërtimin e një rrethrrotullimi në udhëkryqin që lidh këto dy rrugë, mirëpo deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret. E ritheksoj se një rrethrrotullim është i domosdoshëm për të përmirësuar qarkullimin dhe sigurinë në këtë zonë”, tha Çuni.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se institucionet komunale janë të gatshme të shqyrtojnë kërkesën nëse ajo mbështetet nga komuniteti lokal.

“Nëse banorët e lagjes e shohin të nevojshme ndërtimin e një rrethrrotullimi, atëherë ekspertët tanë do të dalin në terren për të bërë vlerësimin teknik. Nëse konstatohet se është e domosdoshme, do të ndërhyjmë”, tha Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Triumf historik: Bashkimi mposht Cibonën në Prizren

Bashkimi i Prizrenit shkroi histori në FIBA Europe Cup, duke mposhtur gjigantin kroat Cibona Zagreb me rezultat të thellë 89:69. Para një publiku të zjarrtë...

Arrestohet djali në Malishevë, dyshohet se rrahu nënën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Malishevë. Atje, dyshohet se një person (mashkull) ka ushtruar dhunë psikike dhe...

Lajmet e Fundit