Prizren/ Vetura e vjedhur i kthehet pronarit, policia arreston të dyshuarin

Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës për vjedhjen e një veture në nëntor të vitit 2024.

Në njoftimin e policisë thuhet se automjeti i vjedhur është i tipit “Audi A3” në vlerë të 4 mijë eurove, dhe ishte raportuar nga pronari si i vjedhur më 14 nëntor të 2024-së.

Tutje, shtohet se gjatë fazës hetimore, njësitet hetimore të policisë në kanë identifikuar të dyshuarin, i cili më herët ishte arrestuar për vepra të tjera penale.

“Pas intervistimit të tij më datë 31.05.2025, është zbuluar lokacioni i automjetit të vjedhur”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, pas hetimeve intensive lidhur me rastin e vjedhjes së një automjeti (Audi A3, vlera 4000 euro) të raportuar më datë 14.11.2024, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar për këtë vepër penale.

Gjatë fazës hetimore, njësitet hetimore kanë identifikuar të dyshuarin, i cili më herët ishte arrestuar për vepra të tjera penale. Pas intervistimit të tij më datë 31.05.2025, është zbuluar lokacioni i automjetit të vjedhur.

Automjeti i gjetur është kthyer pronarit legjitim.

Policia e Kosovës, përmes angazhimit të vazhdueshëm profesional, mbetet e përkushtuar në zbardhjen e rasteve kriminale, sjelljen e autorëve para drejtësisë dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit