11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Hodaj: Dorëheqja e anëtarit të Kuvendit Shukri Quni është një akt i lartë moral dhe njerëzor

Shefi i Grupit të Kuvendarëve të LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar pas dorëheqjes së anëtarit të Kuvendit Komunal, Shukri Quni, duke e cilësuar këtë veprim si një akt të lartë moral dhe njerëzor.

Ai tha se Kuvendi i Prizrenit do të jetë më i varfër pa zërin artikuluar dhe të fuqishëm të Qunit, i cili gjatë viteve ka qenë një zë konstruktiv dhe i arsyeshëm në punën e tij në Kuvend.

“Ky zë i fuqishëm, konstruktiv dhe gjithmonë i arsyeshëm vite me radhë në Kuvendin e Komunës do të shënohet me shkronja të arta në Historikun e Kuvendit të Prizrenit! Ndjej keqardhje për mungesën e tij në Kuvend, por jam krenar për bashkëveprimin e sinqertë që kemi pasur bashkë”, shkrun Hodaj.

Dorëheqja e Shukri Qunit vjen pas një aksidenti tragjik që ndodhi të shtunën mes fshatrave Grazhdanik dhe Atmaxhë, ku një 17-vjeçar, maturant i gjimnazit “Remzi Ademaj”, humbi jetën. Quni, i cili është anëtar i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Prizrenit, në seancën e sotme bëri të ditur se nuk mund të qëndrojë më në këtë pozitë.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Ai u shpreh se kishte paralajmëruar më herët për rrezikun në zonën ku ndodhi aksidenti dhe për mungesën e shenjave të trafikut që sipas tij kontribuuan në këtë tragjedi.

“Kur fjalët nuk mjaftojnë, veprat flasin. Përgjegjësia institucionale mungoi. Për këtë arsye morale, sot deklaroj dorëheqjen time nga posti i anëtarit të Kuvendit” deklaroi Quni./PrizrenPress.com

Më Shumë

Në Bukosh përkujtohen dëshmorët e fshatit

Në fshatin Bukosh të Suharekës janë përkujtuar dëshmorët e rënë për lirinë e vendit, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe qytetarë. Kryetari...

Besmire Bytyçi zgjidhet në krye të Aleancës së Gruas në Rahovec

Në një proces zgjedhor të karakterizuar nga fryma demokratike dhe pjesëmarrja aktive, është mbajtur kuvendi i Aleancës së Gruas në Rahovec, ku u zgjodh...

Lajmet e Fundit