Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka liruar nga burgu Jeton Dervishin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi 38-vjeçari nga Prizreni është dënuar në Hungari me 2 vite burg për kalim të paligjshëm të emigrantëve, ndërsa është dënuar po për të njëjtën vepër edhe në Serbi.

Kliko Video https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1728704571859439

Shkalla e Parë kishte vendosur pro ekstradimit, ndërsa avokati Sokol Tahiraj ankimoi vendimin, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Për gati një vit i riu nga Kosova vijonte të qëndronte në paraburgim me vendim të Gjykatës së Kukësit. Në ankimin e saj mbrojtja evidentoi edhe shkeljen për tejkalim të afateve të paraburgimit.

“Në referim të kësaj dispozite afati maksimal që parashikon ligji për zgjatjen e një mase shtrenguese të caktuar për kufizimin e lirisë së një shtetasi që do ekstradohet është deri në 3 muaj, ndodhur në rastin konkret kur shtetasi Jeton Dervishaj alias Dervisaj mbahet prej 11 muajsh në paraburgim, duke bërë kështu që të tejkalohet çdo afat ligjor i parashikuar për shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, kjo masë sigurimi e caktuar nga kjo gjykatë e ka humbur tashmë qëllimin e saj dhe duhet të revokohet”, thuhej në ankimin e avokatit të Dervishajt, Sokol Tahiri.

Më tej në argumentat e tij theksoi se klienti nga Kosova është “familje e luftës, dhe ekstradimi i 38-vjeçarit drejt Serbisë do të përbënte rrezik për sigurinë dhe jetën e tij”.

Marketing

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Lajmet e Fundit