Zyrtare: Braziliani Deivid Silva rinovon me Prizrenin

Klubi futbollistik Prizreni ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës me futbollistin Deivid Silva Costa, brazilianin e palodhshëm që ka dhënë gjithçka për fanellën portokalli e zi, raporton PrizrenPress.

I njohur për luftën pa kompromis në fushë, shpirtin garues dhe angazhimin e jashtëzakonshëm, Deivid vazhdon rrugëtimin me klubin drejt objektivave të mëdha. Ai është një nga lojtarët që nuk ndalet kurrë – qoftë në stërvitje, qoftë në ndeshje – dhe një shembull për të rinjtë e skuadrës.

“Për mua FC Prizreni është familje. Jam i lumtur që do të vazhdoj këtu, me këtë klub që më ka dhënë gjithçka”, deklaroi Deivid pas nënshkrimit.

Me përvojën dhe pasionin e tij, Deivid do të vazhdojë të jetë shtyllë e rëndësishme në mesfushë dhe udhëheqës i skuadrës në fushë e jashtë saj./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Lajmet e Fundit