Asambleja Komunale e Suharekës ka refuzuar për herë të dytë miratimin e rregullores për shpronësim, duke shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të kompanive ndërtimore që veprojnë në këtë komunë.
KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/625544106556173
Arben Gega nga kompania “Indigo” ka kritikuar ashpër vendimin e asambleistëve, duke thënë se me këtë refuzim është penguar një proces që do të përfitonte vetë komuna dhe qytetarët e saj.
“Asambleistët e Komunës së Suharekës, sot për herë të dytë votuan kundër që Komuna e Suharekës të jetë e para në Kosovë që të ketë rregullore të shpronësimit”, ka shkruar Gega në Facebook.
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Ai tha se rregullorja kishte për qëllim mundësimin e hapjes së rrugëve të reja dhe ofrimin e koeficientëve ndërtimor për kompanitë ndërtuese, duke përfituar në këtë mënyrë të dyja palët – komuna dhe bizneset.
“Në këtë rast përfituesi ma i madh do të ishte Komuna e Suharekës dhe qytetarët e saj. Por aq ju ban për këtë punë njerëzve që thirren në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, shtoi ai.
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Ai përmendi se mbi 10 kompani janë duke pritur miratimin e kësaj rregulloreje, ndërsa kritikoi subjektet politike që votuan kundër.
“LDK që thirret si parti institucionaliste dhe VV që i mbron interesat e qytetarëve sot pikërisht votuan kundër interesave të qytetarëve dhe të Komunës së Suharekës”, u shpreh Gega teksa shkroi “marre”,shkruan Insajderi.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren