Komuna e Malishevës do të orientojë investimet e saj të ardhshme drejt urbanizimit të zonave rurale. Këtë e bëri të ditur kryetari Ekrem Kastrati gjatë dëgjimeve buxhetore me banorët e Këshillave Lokal në Terpezë, Tërpezë e Poshtme, Berishë dhe Fshat i Ri.
Sipas njoftimit të komunës, “Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë mbajtjes së dëgjimeve buxhetore në fshatra, deklaroi se investimet në vitet e ardhshme do të fokusohen në urbanizimin e zonave rurale”.
Në këto takime, Kastrati ishte i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, si dhe Zyrtarja Kryesore Financiare, Valentinë Krasniqi, të cilët prezantuan Qarkoren e Dytë Buxhetore për periudhën 2026–2028, me theks të veçantë në planifikimin e buxhetit për vitin 2026.
“Drejtori Thaçi bëri prezantimin e buxhetit, duke theksuar investimet kapitale. Sipas tij, krahas buxhetit të planifikuar dhe të hyrave vetanake të komunës, për vitin 2026 planifikohet të investohen rreth gjashtë milionë euro në projekte kapitale”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në njoftim citohet kryetari Kastrati të ketë thënë: “Duke qenë se shumica e projekteve në qytet dhe obligimet e tjera po realizohen brenda vitit, buxheti do të orientohet drejt urbanizimit të fshatrave”.
Kërkesat kryesore të qytetarëve, sipas komunës, ishin për investime në infrastrukturë, pa lënë anash edhe bujqësinë, zhvillimin e turizmit, sistemet e ujësjellësit dhe sektorë të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal.
“Konfiguracioni i terrenit dhe malet e larta në këtë zonë e bëjnë të mundur zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe veçanërisht të turizmit malor”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com
Marketing
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/