Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit, duke u pozicionuar si një organizatë me vizion profesional dhe qasje të strukturuar drejt sukseseve të qëndrueshme.
Pas dy sezoneve sfiduese të shoqëruara me disa sanksione nga FIBA, klubi ka arritur të rikthejë stabilitetin dhe tashmë po ndërton një ekip të fuqishëm për të ardhmen.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Sa i përket ekipit, në krye të këtij transformimi qëndron trajneri i ri, greku me përvojë të madhe Fotis Takianos, një emër i njohur për basketbollin kosovar, i cili do të udhëheqeë ekipin drejt një identiteti të ri garues.
Një nga prioritetet e stafit të ri drejtues ka qenë ruajtja e bërthamës vendore të ekipit. Klubi ka vazhduar kontratat me të gjithë lojtarët vendorë nga sezoni i kaluar, duke përfshirë Lis Shoshin, Jan Palokajn, Gëzim Morinën, Artin Gashin dhe Arian Qallakun duk garantuar vazhdimësi e stabilitet në skuadër.
Në mesin e lajmeve më të rëndësishme që priten këtë javë është edhe transferimi i shumëpritur i Erjon Kastratit nga Trepça, një nga figurat më të dashura për tifozët suharekas, që pritet të sjellë përvojë dhe lidership në ekip.
Ky edicion është i veçantë për Golden Eagle Yllin, pasi shënohet 50-vjetori i themelimit të klubit, një moment jubilar që drejtuesit duan ta kurorëzojnë me sukses dhe përfaqësim dinjitoz në të gjitha garat.
Klubi është i vendosur të rikthehet në maje të basketbollit kosovar, me një qasje profesionale, një staf të përkushtuar dhe përkrahjen e pandalshme të tifozëve “Xhebrailat”./Telegrafi/
Marketing
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren