Home Lajme Fjolla Berisha Dorambari i bashkohet LDK-së në Prizren

Fjolla Berisha Dorambari i bashkohet LDK-së në Prizren

0
Fjolla Berisha Dorambari i bashkohet LDK-së në Prizren

Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren i është bashkuar Fjolla Berisha Dorambari, një profil i njohur në fushën e gazetarisë dhe komunikimit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Dritan Selmanaj, përmes një postimi publik.

“Me kënaqësi e mirëpresim në rrugëtimin tonë politik një profil të dalluar, zonjën Fjolla Berisha Dorambari, një emër i njohur në fushën e gazetarisë dhe komunikimit”, ka shkruar Selmanaj, raporton PrizrenPress.

Ai ka theksuar se Fjolla ka përfunduar studimet master në Gazetari dhe Komunikim, ndërsa përvojën e saj profesionale e ka nisur në televizionin lokal TV Besa. “Ka treguar përkushtim, etikë të lartë dhe profesionalizëm në raportim”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas Selmanajt, aderimi i saj në subjektin që ai udhëheq është dëshmi e mbështetjes që qytetarët po japin për vizionin e LDK-së në nivel lokal. “Aderimi i Fjollës në LDK është një dëshmi e besimit që qytetarët kanë për vizionin tonë, për një politikë me integritet, për zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz”.

Ai shtoi se kontributi i saj pritet të jetë i rëndësishëm për partinë dhe qytetarët e Prizrenit. “Ajo vjen për të dhënë kontributin e saj me zë të arsyes, me guximin e fjalës së lirë dhe me përvojën profesionale që do t’i shërbejë LDK-së dhe qytetarëve të Prizrenit”.

Në fund të njoftimit, kryetari i LDK-së në Prizren i ka uruar mirëseardhje: “Mirë se erdhe Fjolla! Bashkarisht për një Prizren që ecën përpara. Na priftë e mbara”.

Fjolla Berisha Dorambari është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!


https://prizrenpress.com/418061-2j/
https://prizrenpress.com/freski-e-perditshme-me-cmim-te-zbritur-zgjidh-aparatet-e-ujit-bruno/

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991


https://prizrenpress.com/417786-2ft/

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/