16.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

27 vjet nga Epopeja e Korrikut 1998 në Rahovec: Nderime për dëshmorët dhe martirët e lirisë

Sot, në kuadër të shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998”, u zhvilluan një mori aktivitetesh në Rahovec për të nderuar dëshmorët dhe martirët e kësaj periudhe heroike.

“Epopeja e Fortesës shënon njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e Rahovecit”, thuhet në njoftimin zyrtar të komunës, raporton PrizrenPress. Në këtë rezistencë, ranë në altarin e lirisë, heronjtë Agim Kelmendi, Gani Paçarizi dhe Tafil Zyberaj.

Me rastin e 27-vjetorit të Betejës së Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të OVL të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, bënë homazhe para lapidarit të dëshmorëve në ‘Rrugën e UÇK-së’, ku janë të skalitur emrat dhe figurat e luftëtarëve trima që u sakrifikuan për lirinë tonë.

Në vazhdim të nderimeve, te Muri i Pikëllimit në Rahovec, u nderuan fillimi i luftimeve për Rahovecin, kujtimi për 17 korrikun 1998, kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Epopesë së Rahovecit të korrikut 1998: Avdullah Bugari, i rënë më 17 korrik, i cili është dëshmori i parë, si dhe Gëzim Hamza ‘Piktori’, i rënë më 19.7.1998.

Më tej, në njoftim thuhet se më 21 korrik 1998, Shejh Myhedinit u ekzekutua nga forcat barbare serbe me shumë besnikë të tij, pranë Teqesë së Madhe të Halvetive në Rahovec.

27 vjet nga rënia në krye të detyrës, e dëshmorit Bajram Veliu, sot, u nderua heroizmi i tij në vendin ku gjeti përjetësinë.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nderimet vazhduan edhe pranë lapidarit të të rënëve: Arian Brahimit – Shkodranit, Mizahir Ismës, Eshrefedin Kastratit, Bekim Ismës, Habib Berishës, Ramadan Morinës, Ruzhdi Xhuliqit, Samir Nurkasës, Xhafer Nurkasës, Gëzim Mullabazit dhe Xhevat Kasapit.

Në fund, në ‘Kopshtin e Dëshmorëve’ në Rahovec, u nderuan dëshmorët dhe martirët e rënë në ‘Epopenë e Korrikut 1998’.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!/PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore e mitura nga Rahoveci

Pas disa ditësh kërkimi, vajza e mitur L.H., rreth 13-vjeçare nga Rahoveci, e raportuar si person i zhdukur më 14 korrik 2025, është gjetur...

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe ari në vlerë të 120 mijë €

Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një shtëpi në komunën e Prizrenit. Hajnat kanë...

Lajmet e Fundit