23.4 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Latifi: Shteti pa institucione funksionale, komunat pa adresë kujt t’i drejtohen

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vë në dukje pasojat konkrete në qeverisjen lokale për shkak të ngërçit politik në nivel qendror.

Ai në intervistë për Ekonomia Online, tha se mungesa e institucioneve të reja ka ndikim të drejtpërdrejtë në punën e komunave.

“Kjo ndikon edhe në komunat e Kosovës, edhe në komunën tonë. Mbi të gjitha, një shtet pa Kuvend të konstituuar, pa qeveri me fuqi të plotë, është dëm i madh për interesin e shtetit, si në raport me komunat, me zhvillimet, në jetën reale, por edhe në raport me jashtë. Është pasqyrë shumë e keqe nëse shteti ynë edhe pesë muaj pas zgjedhjeve nuk ka Kuvend dhe ka një qeveri që nuk e dimë a është qeveri në detyrë a është në dorëheqje. Është një situatë e paqartë, e cila e ngarkon me probleme shtesë Kosovën, rrjedhimisht edhe komunat”, tha Latifi.

Ai shtoi se mungesa e Kuvendit dhe e një qeverie funksionale ka bërë që komunat të mbesin pa adresë të qartë, duke krijuar konfuzion edhe për çështjet më bazike administrative dhe buxhetore.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Konkretisht, ne kemi situatë problematike. Shteti është pa institucione që është dashur të krijohen si rezultat i zgjedhjeve. Ka pasoja edhe në projekte. Ka vonesa. Nuk ka relacione funksionale ndërmjet komunave dhe qeverisë, sepse nuk ka adresë. Ne kemi zëvendësministra, por duke qenë se është vonuar procesi i konstituimit të Kuvendit, këto vonesa janë të dëmshme edhe për komunën tonë, për shkak se nuk ke adresë me kë të marrësh vesh”, tha Latifi.

Ai shtoi se qytetarët duhet të bëjnë dallimin mes punës së komunës dhe ngecjeve në nivel qendror, duke i ftuar ata të votojnë për projekte konkrete në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Latifi akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e procesit të formimit të institucioneve dhe e konsideroi këtë arsye të mjaftueshme që, sipas tij, kjo parti të mos mbështetet as në nivelin qendror, as në atë lokal.

“Qytetarët e Kosovës e kanë të qartë saktësisht datën e zgjedhjeve lokale, që është 12 tetori i këtij viti. KQZ-ja dhe komisionet komunale të zgjedhjeve në secilën komunë janë funksionale dhe aktive, i kanë dinamikat dhe afatet e veta. Qytetari ka të drejtë të revoltohet, por jo në komunë, sepse në komunë punohet. Në komunën tonë punohet shumë. Ne ftojmë qytetarët të votojnë për projektet që janë të suksesshme. Nëse kanë arsye për t’u revoltuar, le të revoltohen me partinë që është e para në zgjedhje parlamentare, le të revoltohen në Vetëvendosjen për vet faktin që ka obligim kushtetues të bëjë hapa dhe veprime konkrete për të konstituuar institucionet, por në fakt janë shndërruar në bllokues të procesit të formimit të institucioneve”, tha Latifi. /EO/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, policia i sekuestron armë zjarri

Një person është arrestuar, më 14.07.2025, në fshatin Hoqë e Vogël në Rahovec pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Policia njofton se lidhur...

Osmani kujton Epopenë e Rahovecit: Plagë e dhimbje që na frymëzon të çojmë përpara drejtësinë

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Epopenë e Rahovecit në 27-vjetorin e saj. Përmes një postimi nga ana e Presidencës, Osmani thotë se më përvjetorin e...

Lajmet e Fundit