18.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Ndërprerjet e rrymës destabilizojnë furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia Prizren, ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së paparalajmëruar të energjisë elektrike është destabilizuar furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.

“Për shkak të ndërprerjes së paparalajmëruar të energjisë elektrike, është destabilizuar furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona”, thuhet në njoftimin e kompanisë, raporton PrizrenPress.

Nga ndërprerjet janë prekur stacionet e pompave në 40 Burime, Shpati, Kazerma, Sozi, Kjush 1 dhe 2 si dhe Vermicë. Si pasojë, furnizimi me ujë është i pamundur në disa lagje dhe fshatra.

“Zonat e prekura janë: Lagjja Janina, rruga Nënë Tereza (pjesërisht), rruga Flamuri, rruga Ukë Bytyqi, lagjja Dardania 2, lagjja Kurilla (pjesërisht) si dhe fshatrat Zhur, Shkozë, Dobrusht dhe Vermicë”, saktëson njoftimi.

Zyrtarët e ujësjellësit bëjnë të ditur se ekipet e tyre janë në terren për të monitoruar situatën dhe rikthimi i ujit do të bëhet menjëherë sapo të rikthehet energjia elektrike.

“Ekipet tona janë në terren dhe sapo të rikthehet energjia elektrike, do të angazhohen menjëherë për rikthimin sa më të shpejtë të ujit”, thekson kompania.

Për të garantuar furnizimin minimal me ujë, disa stacione pompimi po punojnë me gjenerator.

“Stacionet e pompave tek 40 Burimet, Zozi dhe Kojush 1 janë duke funksionuar me gjenerator”, thekson “Hidroregjioni Jugor”.

Në fund, kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Defekt në stacionin e pompave, disa fshatra të Prizrenit pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të...

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”...

Lajmet e Fundit