10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Kallëzim penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren

Shoqata “Lekë Dukagjini” – Shpenadi ka paraqitur një kallëzim  penale në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ndaj personave të panjohur, për shkak të dëmtimit dhe përdhosjes së shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e vendosur në qytetin e Prizrenit.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/2471580336534547

Sipas padisë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës mes 26 dhe 27 korrikut, kur persona të paidentifikuar kanë spërkatur me ngjyrë përkrenaren dhe shpatën e përmendores. Ky veprim është cilësuar nga përfaqësuesit e shoqatës si akt vandalizmi dhe sulm ndaj ndjenjave kombëtare dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Përfaqësuesi i autorizuar i shoqatës, Vitor Spaqi, në cilësinë e sekretarit të saj, ka theksuar se ky akt përbën shkelje të nenit 333 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që lidhet me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, si dhe mund të trajtohet edhe në kuadër të ligjeve që mbrojnë trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit.

Në kallëzimin e dorëzuar, Shoqata “Lekë Dukagjini” ka kërkuar që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve, të ndërmarrë masa ligjore urgjente ndaj të dyshuarve dhe të trajtojë rastin me seriozitet dhe ndjeshmëri, për shkak të rëndësisë simbolike që ka figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut për qytetarët shqiptarë.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Zymi i Hasit merr Planin e Menaxhimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Ministrja Saranda Bogujevci ka nënshkruar vendimin për miratimin e Planit të Menaxhimit për fshatin Zym të Hasit, duke shënuar një hap të rëndësishëm për...

Lajmet e Fundit