Gjykata Themelore në Prizren shton kapacitetet – angazhon 10 zyrtarë të rinj gjatë muajit korrik

Gjatë këtij muaji, në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë filluar punën katër bashkëpunëtore profesionale dhe gjashtë zyrtarë/e ligjorë/e, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe përballjes me ngarkesën në departamente të ndryshme.

Kryetarja e Gjykatës u ka uruar mirëseardhje zyrtarëve të rinj, duke shprehur mbështetjen e saj të plotë dhe kërkesën për angazhim të lartë në punë, raporton PrizrenPress.

“Kryetarja e Gjykatës iu uroj mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e ri profesional duke shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e saj të plotë për bashkëpunim, njëherit, kërkoj nga të njëjtit përkushtim dhe angazhim të lartë në punë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit, zyrtarët janë sistemuar në departamente dhe divizione ku “sipas nevojës është ngarkesa më e madhe me lëndë dhe kërkohet angazhim më i madh”.

Gjykata Themelore vlerëson se përforcimi i stafit do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e funksionimit institucional dhe në trajtimin më të shpejtë të lëndëve.

“Rritja e stafit administrativ ka rol të rëndësishëm në rritjen e efikasitetit dhe trajtimin e lëndëve në kohë të arsyeshme”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit