11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Prizren/ Prokuroria ndalon dhe akuzon disa persona për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë ndalime, kërkesa për paraburgim dhe ngritje aktakuzash për disa persona të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Sipas njoftimit zyrtar, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë dy persona në dy raste të ndara. Njëri person është ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ngacmim seksual, posedim i paautorizuar i narkotikëve, si dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë. Personi tjetër është ndaluar për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Gjithashtu, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave për shkak të dyshimit për përfshirje në veprën penale asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Në kuadër të veprimeve të saj, Prokuroria ka ngritur pesë aktakuza ndaj gjashtë personave për vepra të ndryshme penale. Dy aktakuza janë ngritur kundër dy personave për posedim të paautorizuar të narkotikëve; një aktakuzë për dy persona për shmangie nga tatimi; një aktakuzë për një person për rrezikim të trafikut publik dhe një aktakuzë për një person tjetër për kanosje.

Prokuroria Themelore në Prizren vazhdon të ndërmarrë veprime konkrete në funksion të sundimit të ligjit dhe ndjekjes së veprave penale në juridiksionin e saj.

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "BRUNO SMODEL 26 BRUNGAIR -30°C +53°C NPinmy High ? wifi healthy Smart Wirflow Low LowNojse Nojse 12000u 499€ 399 R32 18000BTu 749€ 649 +++ A+ 24000 899 799 FALAS DERI N? 12 KESTE 0% INTERES 5 vite garancion 1 BRENTONI -HOME- SMART Inverter +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 0"

Më Shumë

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Lajmet e Fundit