18.3 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, konfirmon arrestimin e ish-drejtorit rajonal të Policisë

Gjatë një aksioni të gjerë të udhëhequr nga Prokuroria e Prizrenit, Inspektorati Policor i Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës kanë arrestuar katër persona të dyshuar, ndërsa kanë realizuar edhe katër bastisje në katër lokacione.

Njëri nga të arrestuarit është edhe ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Krasniqi dyshohet për veprën penale të detyrimit ndërsa lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.“Po mund të ju konfirmoj se është arrestuar dhe i njëjti me urdhër është dërguar në ndalim për 48 orë për veprën penale të detyrimit”- tha kryeprokurori Kryeziu.

Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi sot se në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar, që ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve në Prizren dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor i IPK-së në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

“Në mesin e personave të arrestuar gjendet edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftim.Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore në terren, në funksion të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante.

“Gjithashtu IPK, si pjesë e procedurës administrative ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor”-thuhet tutje në njoftim.

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Agon Stuja i bashkohet Rahovecit

Rahoveci ka arritur marrëveshje me mesfushorin Agon Stuja, i cili vjen nga Vëllaznimi. Stuja është një lojtar me përvojë dhe shumë energjik në fushë,...

Gjenerali Bühler rikthehet në Prizren – i impresionuar me zhvillimin e qytetit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mirëpritur sot një delegacion nga Gjermania, i udhëhequr nga Gjenerali Erhard Bühler, ish-komandant i KFOR-it gjerman...

Lajmet e Fundit