29.3 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Drejtoresha e Arsimit, Veselaj-Gutaj, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të maturantes Tringa Buqaj

Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të nxënëses Tringa Buqaj, e cila sapo kishte përfunduar maturën në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Në një telegram ngushëllimi, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, i ka shprehur familjes Buqaj ngushëllimet më të sinqerta.

“E nderuar familje Buqaj, në këto momente të rënda për ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbje me ju”, thekson ajo në telegram, raporton PrizrenPress.

“Humbja e një jete të re është një plagë e thellë për të gjithë ne. Kujtimi për Tringen do të jetojë gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona”, shton ajo.

Në emër të Drejtorisë së Arsimit, Veselaj-Gutaj shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, shokët e klasës dhe gjithë mësimdhënësit që ndanë rrugëtimin arsimor me të ndjerën.

Tringa Buqaj ishte maturante e këtij viti dhe ndarja e saj e parakohshme nga jeta ka lënë dhimbje dhe boshllëk në komunitetin shkollor të Prizrenit. /PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Rahoveci 029 nis me fitore fazën përgatitore

Rahoveci 029 ka filluar me sukses fazën përgatitore për sezonin e ri, duke mbyllur me fitore ndeshjen e parë kontrolluese, duke mposhtur Vëllazninë me...

LDK-ja në Rahovec premton mbështetje në bujqësi e zhvillim të agroturizmit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim elektoral në Rahovec, ku ka shpalosur programin e saj për zhvillimin e komunës. Kryetari i partisë,...

Lajmet e Fundit