Dogana në Vërmicë konfiskon një pistoletë me 100 fishekë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në bashkëpunim me Njësitet Antikontrabandë, ka gjetur një armë dhe sasi të madhe fishekësh të fshehur në një kamion në pikën kufitare në Vërmicë.

“Sot (08.08.2025), në Pikën e Kalimit Kufitar në Vermicë, Njësitet Antikontrabandë në bashkëpunim me zyrtarët e shikimit të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll të detajuar të një ngarkese komerciale dhe të kabinës së një kamioni”- thuhet në njoftim
“Gjatë këtij kontrolli është hasur një pistoletë e tipit 9 mm si dhe 100 copë fishekë. Konform ligjeve ekzistuese, rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana thotë se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe çdo veprimtarie të kundërligjshme.

 

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit