Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Kalasë së Prizrenit, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Sipas raportit zyrtar të Policisë, arrestimi ka ndodhur rreth orës 02:45 të mëngjesit, kur njësitet policore kanë ndaluar dhe kontrolluar dy të dyshuarit, duke gjetur dhe konfiskuar disa lloje të substancave narkotike.
Nga vendngjarja janë sekuestruar:
-
Një qese najloni me substancë të dyshuar si ekstazi, me peshë 0.34 gramë;
-
Një cigare e mbushur me marihuanë, me peshë 0.58 gramë;
-
Një qese najloni me marihuanë, me peshë 3.65 gramë.
Pas intervistimit në stacion policor, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për bashkëpunim nga qytetarët në luftimin e dukurive të paligjshme dhe garanton veprim të menjëhershëm ndaj rasteve të ngjashme.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren