Sportistët dhe sportdashësit në Suharekë kanë arsye për festë. Qyteti pritet të bëhet me një stadium të ri dhe modern, që do të plotësojë standardet më të larta ndërkombëtare.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit, një projekt me vlerë mbi 10 milionë euro.
Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe do të ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s, me infrastrukturë moderne që do të shërbejë për zhvillimin e sportit dhe organizimin e ngjarjeve të rëndësishme sportive.
“Shumë shpejt nisin punimet për një stadium ku sporti dhe tifozët do të bashkohen për momente të paharrueshme”, tha ministri Çeku, duke e cilësuar këtë projekt si një hap të rëndësishëm për zhvillimin sportiv dhe urban të Suharekës.
Ky investim pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e pjesëmarrjes në sport, promovimin e talenteve të reja dhe përmirësimin e kushteve për klubet sportive vendore./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/