Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë publike listën e kandidatëve për Asamblen Komunale nga kjo parti, ku ai vetë do të jetë bartës i listës.
Xheladini ka bërë të ditur se lista përbëhet nga persona me përvojë, integritet dhe përkushtim, duke përfshirë gra e burra, si dhe të rinj e të reja të motivuar për zhvillimin e komunës.
“Besojmë fuqishëm se gjatë këtij mandati e kemi dëshmuar se ne i mbajmë premtimet, punojmë me përkushtim dhe i vendosim interesat e qytetarëve mbi çdo interes tjetër. Tani, me një ekip edhe më të fuqishëm dhe gjithëpërfshirës, jemi të bindur se do të vazhdojmë këtë rrugëtim me energji të re dhe rezultate edhe më të mëdha”, ka thënë ai.
Ai ka ftuar qytetarët e Dragashit që t’i bashkohen LDK-së në këtë mision për zhvillim dhe mirëqenie.
Lista e plotë e kandidatëve për Asamblen Komunale të Dragashit nga LDK:
- Bexhet Xheladini – Bartës i listës
- Resul Fetahu
- Arijeta Skeraj
- Gazmend Ramadani
- Shukri Myrtezani
- Xhylferie Bahtijari Beqiri
- Faton Qollopeku
- Sami Mejzini
- Anesa Mehmeti
- Samidin Xheladini
- Çerkin Zejneli
- Pajtesa Berisha
- Florent Qafleshi
- Përparim Krasniqi
- Marigona Berisha Latifi
- Alban Halimi
- Emsar Berisha
- Valeriana Halimi
- Vezir Reshiti
- Teuta Gashi Kryeziu
- Latif Qengaj
- Sihana Ramadani
- Liridona Misinaj
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren