4.9 C
Prizren
E premte, 3 Tetor, 2025

Dëmet nga zjarret në Suharekë janë të konsiderueshme

Zjarret e njëpasnjëshme që ranë në komunën e Suharekës gjatë korrikut e gushtit, shënuan dëme të konsiderueshme në ekonomi familjare, pyje dhe zona fushore në këtë komunë. Falë angazhimit maksimal të njësisë së zjarrfikësve dhe gatishmërisë së bizneseve e vullnetarëve të tjerë, situata me zjarret në këtë komunë është nën kontroll, thonë përfaqësuesit e institucioneve.

Suhareka ka qenë njëra ndër komunat më të atakuara nga zjarret e ditëve të fundit. Në Shirokë, ku shtrihet edhe zona industriale, flakët rrezikuan seriozisht shtëpitë dhe bizneset.

“Këto biznese që jemi këtu kemi qenë të rrezikuar të gjithë, njëri biznes ka pësuar pak dëme në zyrë dhe depo, mirëpo falë intervenimit të zjarrfikësve, institucioneve komunale e kompanive të shumta private, punëtorëve të gjithë që kemi qenë këtu, kemi dalë dhe kemi ndihmuar në shuarjen e zjarrit”, ka theksuar Bashkim Ndrecaj, përfaqësues i fshatit Shirokë.

Gjatë korrikut, në Suharekë u regjistruan 90 vatra të zjarreve, ndërsa vetëm një javë më parë, ishin aktive 35. Njësia e zjarrfikësve në Suharekë nuk e mbulon mjaftueshëm situatën me kapacitete njerëzore, andaj ishte e nevojshme ndihma vullnetare, thotë Enver Shabani, drejtor për emergjenca dhe shpëtim në këtë komunë.

“Andaj kemi qenë të detyruar që në situata të jashtëzakonshme para 10 ditëve, kemi ftuar kompaninë Golden Igëll, e cila na ka ndihmuar me dy automjete, dhe tetë zjarrfikës vullnetarë industrial, gjithashtu kemi thirr ndihmë edhe nga komuna e Mamushës, të cilët na kanë dalë në ndihmë me një automjet dhe tre zjarrfikëse aktiv”, theksoi ai.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por komuna e Suharekës nuk ka një kod buxhetor për t`u ardhur në ndihmë të të dëmtuarve, thotë kreu i komunës, Bali Muharremaj.

“Para dy tri viteve e kemi pas një fond emergjent, ka qenë kod i veçantë edhe gjatë zjarreve e gjatë vërshimeve gjatë skamnorëve mirë po atë kod nuk na kanë mundësu Ministria e Financave. Kështu që nuk kemi fond të veçantë deri sa s’kemi fond nuk kemi mundësi ndihmu. Mirëpo çdo kërkesë duhet më shku përmes asamblesë komunale. Me u aprovu dhe më pas me shiku kodin ato paguhen prej subvencioneve por këtë vit për shkak të kontratave kolektive nuk kemi subvencione nuk kemi shërbime komunale”, tha ai.

Në këto temperatura të larta dhe terren herë-herë shumë të vështirë për të depërtuar, rrezikshmëria nga zjarret është shumë e lartë, ndërsa zjarrfikësit duhet të intervenojnë me çanta shpine, gjë që e bën më të vështirë mbajtjen nën kontroll të situatës. Për këtë, të gjitha institucionet lokale apelojnë për kujdes të shtuar të banorëve në ndezjen e zjarreve, kur përdorin hapësirat publike dhe private për pushim.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Arrestohen dy persona për vdekjen e 50-vjeçarit në vendin e punës në Suharekë

Një punëtor i fabrikës “NewBalkan” në Suharekë ka humbur jetën dje pasi që është lënduar aksidentalisht gjatë orarit të punës. Viktima me inicialet M.D., dyshohet...

Albian Hajdari zgjodhi Kosovën – qendërmbrojtësi i Hoffenheim-it bashkohet me Dardanët

Federata e Futbollit e Kosovës njofton me kënaqësi se qendërmbrojtësi i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare,...

Lajmet e Fundit