Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Bislim Bislimi, ka mbajtur sot një konferencë për media pas ngritjes së aktakuzës ndaj dy zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas Bislimit, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarëve për lejimin e rrënimit të “Sarajeve të Vjetra”, një kompleks i mbrojtur me status të përhershëm të trashëgimisë kulturore.
“Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, por MKRS ka marrë masa për të zvogëluar shkatërrimin e objekteve të mbrojtura. Ata që lejojnë këto veprime, nuk do të mbesin pa u ndëshkuar,” deklaroi Bislimi.
Ai theksoi se për vite me radhë, institucionet profesionale të trashëgimisë janë përballur me raste të shumta të dëmtimeve të qëllimshme dhe veprimeve që bëhen në favor të përfitimeve private, duke shpërfillur ligjin dhe mbrojtjen kushtetuese që kanë këto objekte.
“Dëmet janë të shumta dhe të qëllimshme, duke shpërfillur kufizimet ligjore të përcaktuara në Kushtetutë, Ligjin për Trashëgimi Kulturore, Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe akte të tjera juridike në fuqi”, tha ai.
Sekretari i MKRS-së bëri të ditur se ministria ka rritur ndjeshëm aktivitetin e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore dhe do të intensifikojë bashkëpunimin me institucionet e rendit dhe drejtësisë për të ndalur këto shkelje.
Ai u bëri thirrje Prokurorisë që të veprojë ndaj zyrtarëve të akuzuar, si dhe i ftoi ata të japin dorëheqje nga pozitat e tyre. Po ashtu, Bislimi njoftoi se për rikonstruktimin e objektit të rrënuar do të kërkohen rreth 16 milionë euro nga buxheti i shtetit, një shumë që ai e cilësoi si tejet e lartë dhe e panevojshme, po të ishte parandaluar shkatërrimi.
“Zyrtarët lokalë që vepruan në kundërshtim me ligjin dhe në favor të interesave të paligjshme duhet të heqin dorë menjëherë nga këto praktika. Koordinimi me institucionet e trashëgimisë është obligim ligjor dhe moral” .
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren