Zjarr në tokat përreth Mamushës

Në Komunën e Mamushës, për shkak të motit të nxehtë, kanë shpërthyer zjarre në tokat përreth.

Zjarrfikësit e Mamushës intervenuan menjëherë. Raportohet se zjarri ka nisur rreth dy orë më parë dhe ende vazhdon.

Autoritetet kanë njoftuar se po punohet intensivisht që zjarri të mos përhapet në zonat e banuara.

Gjatë ditëve të fundit, Kosova është përballur me disa vatra zjarri për shkak të temperaturave të larta dhe thatësisë. Në disa raste, ekzistojnë dyshime se zjarret mund të jenë vënë qëllimisht.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka bërë apel te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar.

“Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192”./rtklive

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit