22.8 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Tre fshatra të Prizrenit pa rrymë, arrestohet banori që kundërshtoi vendosjen e shtyllës elektrike

Banorët e fshatrave Grazhdanik, Kobaj dhe një pjesë e Nashecit në komunën e Prizrenit po kalojnë ditën e tetë pa energji elektrike. Pavarësisht protestave të vazhdueshme, përfshirë edhe atë të zhvilluar sot para zyrave të KEDS-it, situata mbetet e pazgjidhur.

Gjatë ditës së sotme, një banor u arrestua nga Policia e Kosovës në fshatin Kobaj, nën dyshimin se pengoi vendosjen e një shtylle të tensionit të lartë – një ndër hapat kyç për rikthimin e energjisë elektrike në zonë. Në vendngjarje intervenoi edhe Njësia Speciale e Policisë për të asistuar ekipet teknike të KEK-ut.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Ne jemi në asistim të ekipeve të KEDS-it në Prizren për zëvendësimin e dy shtyllave të tensionit të lartë, të cilat paraqesin rrezik për banorët. Po ashtu, tri fshatra janë pa rrymë. Ne jemi këtu për të siguruar zbatimin e punimeve teknike”, deklaroi Sami Hoti, rreshter dhe udhëheqës i ekipit të Njësisë Speciale në Prizren.

Banorët, të zemëruar dhe të lodhur nga mungesa e energjisë, sot protestuan para zyrave të KEDS-it në Prizren, pas bllokimit të rrugëve lokale gjatë ditëve të kaluara. Ata kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

“Problemi është te KEDS-i. Fshati është krejtësisht pa rrymë, edhe lagjet përreth. Ata e dinë arsyen, por ne po e vuajmë pasojën”, tha Shukri Quni, kryetar i bashkësisë së fshatit.

Situata po tensionohet gjithnjë e më shumë.

“Situata është alarmante. Sot ende po përpiqemi ta mbajmë protestën nën kontroll, por nesër nuk e dimë si do të shkojë. Durimi i banorëve po mbaron”, tha Andrian Boqaj, banor.

“Deri sot kemi qenë paqësorë, por nesër s’mund të garantojmë për këtë. Ne i kemi sytë kah shteti, nëse ekziston. Nuk dimë ku tjetër të ankohemi,” shtoi Vitor Kala, një tjetër banor.

Banorët thonë se ekziston edhe një alternativë për vendosjen e linjës së tensionit të lartë nga rruga kryesore në Grazhdanik, por ende nuk kanë marrë sqarime zyrtare.

“Ka edhe rrugë tjetër për furnizim me tension të lartë, por nuk dimë pse nuk po përdoret ajo. Specialistët kanë ardhur, por nuk kemi më informacione,” tha Xhelal Osmanaj.

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Megjithë kundërshtimet e pjesës së banorëve, ekipet teknike të KEDS-it arritën të vendosin një nga shtyllat e tensionit të lartë në Kobaj. Banorët presin që situata të zgjidhet sa më parë, pasi mungesa e rrymës përveç vështirësive të përditshme, ka shkaktuar edhe humbje ekonomike për familjet e tyre.

Ata paralajmërojnë protesta të reja nëse neglizhenca vazhdon./RTK/

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Prizreni nis historinë në Ligën e Parë me barazim

Prizreni ka arritur një barazim 1–1 ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e parë të sezonit 2025/26 në Ligën e Parë të Kosovës. Golin për ekipin...

Durrës: 7 vjeçarja nga Prizreni kërkon prindërit e saj

Një 7 vjeçare nga Prizreni ka humbur në Durrës.   Bëhet fjalë për Alina Tafajn, e cila po kërkon prindërit e saj. “7-vjeçarja nuk mban mend ku...

Lajmet e Fundit