Arrestohet i dënuari me mbi 3 vjet burgim për vjedhje në Prizren

K.T (26-vjeçar) është arrestuar në Prizren pasi po kërkohej me dy urdhërarreste si i dënuar me 3 vite e 25 ditë burgim për vjedhje.

Sipas Policisë, i pandehuri u arrestua të enjten në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Realizimi i urdhëresave të personave në kërkim– 2025”.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

“Më datë 21.08.2025, rreth orës 22:35, pas pranimit të një informacioni operativ, njësia e inteligjencës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për verifikimin e pranisë së një personi në kërkim në një lokal-kafiteri në Prizren. Personi në fjalë, K.T., 26 vjeçar nga Prizreni, ishte nën dy urdhër arreste aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren, për vuajtjen e dënimit me 3 vite e 25 ditë burgim. Pas konfirmimit të pranisë së tij, njësia patrulluese ka mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 22:46. Gjatë tentativës për ta identifikuar, i dyshuari ka tentuar të ikë me vrap, por është ndaluar dhe arrestuar nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas arrestimit, K.T., është shoqëruar në stacionin policor dhe bazuar në aktgjykimet e plotfuqishme, është dërguar për vuajtjen e dënimit në institucionin përkatës korrektues.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit