2.4 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Trupi i Vaçe Zelës nesër prek tokën e Kosovës

VaceZela-kengetareArkivoli me trupin e pajetë të artistes së njohur shqiptare do të mbërrijë nesër në aeroportin e Prishtinës me pas do të rrugëtojë për në Tiranë

Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka bërë të ditur se trupi i pajetë i artistes Vaçe Zela do të mbërrijë në aeroportin e Prishtinës, të premten, më 07 shkurt në orën 14.00.

Arkivoli me trupin e yllit të muzikës shqiptare do të pritet nga përfaqësues te Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe me pas do të rrugëtojë për në Tiranë, shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, transmeton Kultplus.

Homazhet në nderim të artistes Vaçe Zela do të zhvillohen ditën e shtunë, datë, 08.02.2014 në Teatrin Kombetar të Operas dhe Baletit, në orën 10.00- 12.00. Në oraret e homazheve Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Lushnjës në nderim të veprës së artistes së madhe, Vaçe Zela do të ulin flamurin në gjysmështizë.

Ceremonia në nderim të artistes do të organizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe në vëmendjen e Kryeministrit, Edi Rama.

Përcjellja për në banesën e fundit dhe ceremonia mortore,do të mbahet të shtunën në orën 13.00 duke u nisur nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit për t’u prehur në varrezat e Sharrës.

Ministria e Kulturës e Shqipërisë u shpreh edhe nëherë ngushëllime familjarëve, njerëzve të artit dhe kulturës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

Më Shumë

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Katër banesa moderne në zonat më të mira të Prizrenit, me mundësi pagese fleksibile në këste. Lokacionet • 3 banesa në lagjen Dardania, rruga kryesore Prizren...

Lajmet e Fundit