29.4 C
Prizren
E hënë, 8 Shtator, 2025

Fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Prizren, gati për qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tashmë janë finalizuar fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë. Qytetarët e Prizrenit, një prej komunave më të mëdha të Kosovës, do të kenë në duar dy fletëvotime: një për kryetarin e komunës dhe një tjetër për përbërjen e Kuvendit Komunal.

fletëvotimin për kryetar komune do të renditen të gjithë kandidatët që garojnë për postin e parë të qytetit, ku secili votues do të ketë mundësinë të zgjedhë vetëm një kandidat. Ndërsa fletëvotimi për kuvendin komunal do të përfshijë subjektet politike, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur që kërkojnë përfaqësim në institucionin vendimmarrës të qytetit. Përveç votës për subjektin, qytetarët do të kenë të drejtë të shënojnë edhe kandidatin e preferuar nga lista e atij subjekti, përmes votës preferenciale, raporton PrizrenPress.

Sipas KQZ-së, fletëvotimet janë të personalizuara për secilën komunë, përfshirë edhe Prizrenin, duke përmbajtur kandidatët e certifikuar për kryetar dhe listat zyrtare për kuvendin komunal. Institucioni ka theksuar se procesi i shtypjes dhe shpërndarjes është duke u realizuar nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje të plotë me standardet ligjore.

Më 12 tetor 2025, qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësi të vendosin për drejtimin e ri të komunës dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Komunal për katër vitet e ardhshme./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Vetura godet për vdekje një 40-vjeçare në fshatin Gjonaj të Hasit

Një 40-vjeçare me inicialet, M.H., ka vdekur pasi është goditur nga vetura derisa ka qenë duke e kaluar rrugën në fshatin Gjonaj. Lajmin  e ka...

Të shtënat me armë në aheng familjar, paraburgim për tre të dyshuarit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh tre të dyshuarve që u arrestuan lidhur me rastin...

Lajmet e Fundit